Ish- ambasadori holandez: UÇK bëri luftë të ndershme, as më shumë, as më pak se për mbijetesë

Ish- ambasadori holandez: UÇK bëri luftë të ndershme, as më shumë, as më pak se për mbijetesë

Aktuale July 15, 2020 - 21:37

Në intervistën dhënë Radio Televizionit të Kosovës, ish- ambasadori holandez Robert Bosch ndër të tjera foli edhe për aktakuzën e ngritur ndaj krereve te UÇK’së.

Ai, u përqëndrua më shumë rreth kohës s aishte me detyrë si Ambasador i Holandës në Kosovë.

“Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi të tregoj më shumë rreth kohës që isha në Kosovë kur raporti u publikuia dhe isha shumë i befasuar, meqë së pari ishte jo mirë i shkruar dhe në të vërtetë nëse lexon këtë raport dhe ajo që më befason është qe gjyqtarët thonë që të shikojnë krimet nga ana e UÇK-së, por jo edhe krimet nga serbët.

Pika kryesore e atkakuzes është trafikimi me organet, ku lidhur me këtë më 2014 Knut Wiliamson, prokurori amerikan, konkludoi se nu ka asgje dyshuese rreth trafikimit me organe”, deklaroi Bosch.

Në atë kohë isha ambasador dhe mund të më thonë se mbroja gjykatën, po sigurisht qe kam mbrojtur sepse isha anbasador dhe duhet zbatuar urdherat nga lart.

“Kjo gjykatë ishte e çuditshme”, shtoi ndër të tjera ish- ambasadori Bosch.

Më tej ai shtoi se “UÇK ishte një organizatë që u paraqit në fund të viteve ‘90-ta, sepse aktivitetet paqësore të Rugovës nuk patën rezultat dhe disa të rinj, ndër ta edhe presidenti Thaç deklaruan se tanimë duhet rrokur armët, se vendi yne do te shkaterrohet”.

Tutje ai vlerësoi se UÇK bëri diçka që ishte e ndershme për të luftuar, as më pak e as më shumë se për mbijetesë./RTK/