Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Pandemia “barazon” fuqinë e pasaportës amerikane me atë të Kosovës

Pandemia “barazon” fuqinë e pasaportës amerikane me atë të Kosovës

Aktuale July 14, 2020 - 19:18

Dikur një prej pasaportave më të fuqishme në botë, por tani fuqia e pasaportës amerikane ka rënë drastikisht si pasojë e pandemisë, duke iu mbyllur dyert turistëve amerikanë pothuajse në mbarë botën.

Me faktin se në SHBA, rastet e të infektuarve me koronavirus po shkojnë duke u rritur, duke mbërritur në mbi 3 milionë, shumë vende tani Amerikën po e shohin me trembje. Pavarësisht se sa shumë i duan ata dollarë të turizmit, nuk po dëshirojnë të rrezikojnë hapjen e kufijve të tyre, raporton CNN.

Madje, edhe në vendet që po lirohen masat, amerikanët janë ende në listën e qytetarëve të rrezikshëm. Gjatë këtij muaji, Bashkimi Evropian e përjashtoi SHBA-në nga lista prej 15 vendeve që lejohen të vizitojnë shtetet e BE-së, transmeton Zeri.info.

Por, ndonëse shumica e turistëve amerikanë këtë verë po qëndrojnë afër shtëpisë, duke preferuar udhëtime të shkurtra me veturë në raport me fluturimet ndërkombëtare, disa udhëtarë nuk do të lejojnë që pandemia t’ua prish planet e udhëtimit.

E për ta janë disa opsione.

Pjesa më e madhe e Karaibeve, për shembull, është e hapur për turistët amerikanë. Vende tjera – përfshirë Meksikën, Maldivet dhe Turqinë – nuk është se po i mirëpresin udhëtarët amerikanë me duar të hapura (pak a shumë me kontrolle të temperaturës dhe me teste për Covid-19), por megjithatë po i lejojnë vizitorët të kalojnë kufijtë e tyre për herë të parë që kur koronavirusi mbylli pjesën më të madhe të botës.

Më poshtë, CNN ka përpiluar një listë të vendeve ku shtetasit amerikanë mund të udhëtojnë, diku lirshëm, dikur vetëm me kontrolle të temperaturës, e diku u kërkohet edhe karantina 14 ditëshe. Në këtë listë përfshihet edhe Kosova.

Kosova

Nuk kërkohet testim apo karantinim për amerikanët që mbërrijnë në Kosovë. Sipas ueb-faqes së ambasadës amerikane në Kosovë: “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës raportohet të jetë i hapur për të gjithë udhëtarët; megjithatë, disa shtetasve amerikanë po vazhdon t’u ndalohet nisja nga SHBA-ja sepse s’po munden të dëshmojnë se janë rezidentë apo shtetas të Kosovës”.

“Edhe pse e hapur për turistë, Ambasada i rekomandon vizitorët amerikanë fuqishëm që t’i anulojnë apo shtyjnë udhëtimet për në Kosovë këtë verë”.

Shqipëria

Antigua dhe Barbuda

Aruba

Bahamas

Barbados

Belize

Bermuda

Kamboxhia

Kroacia

Republika Dominikane

Dubai

Ekuador

Egjipt

Polinezia Franceze

Xhamajka

Maldivet

Meksika

Maqedonia Veriore

Ruanda

Serbia

Shën Barts

Shën Lucia

Shën Vincent dhe Grenadines

Tanzania

Turqia

Turks dhe Caicos

Ukraina

Britania e Madhe