Edhe një i vdekur nga COVID-19 në veri të Kosovës

Edhe një i vdekur nga COVID-19 në veri të Kosovës

Aktuale July 14, 2020 - 16:24

Një tjetër viktimë si pasojë e COVID-19 është regjistruar në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë, Zlatan Elek, ka njoftuar për gjendjen me COVID-19 në veri të Kosovës, ku ka njoftuar se gjatë 24 orëve një pacient i moshës mbi 60-vjeçare ka vdekur dhe dy të tjerë janë transferuar për në spitalin e Nishit në Serbi, transmeton Zeri.info.

“Për momentin, 93 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në Spitalin e Mitrovicës Veriore. Këta pacientë janë kryesisht me një gjendje klinike të rëndë dhe të moderuar, ku shumica kërkojnë mbështetje përmes oksigjenit”, tha Elek, duke theksuar se nuk ka pacientë në respiratorë. /Zëri