Prej nesër rezultatet e testeve do të publikohen në orën 15:00

Prej nesër rezultatet e testeve do të publikohen në orën 15:00

Aktuale July 14, 2020 - 15:55

Që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë raporti 24-orësh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është publikuar në orët e vona të mbrëmjes.

Kjo praktikë do të ndryshojë nga 15 korriku, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, transmeton “Zeri.info”.

Sipas njoftimit të MSH-së për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitivë në COVID-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive, si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, duke filluar nga dita e nesërme, 15 korrik 2020, publiku do të njoftohet çdo ditë në orën 15:00

“Po në këtë komunikim çdo ditë do të jepen edhe të dhënat për numrin e pacientëve të shtrirë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe njësitë e tij - spitalet e përgjithshme, gjendjen shëndetësore të pacientëve, si dhe karakteristika të tjera me interes rreth ecurisë klinike të COVID-19 në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Zëri