IKSHPK: Po testohen rreth 400 mostra

IKSHPK: Po testohen rreth 400 mostra

Aktuale July 14, 2020 - 15:50

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i rasteve në terren.

Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.

Ditën e djeshme ndërkaq janë testuar 424 mostra, prej të cilave 187 raste kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 103 pacientë. /Zëri.info/