Qeveria sqaron emërimin e Veliut: Nuk do të ketë staf të ri ose pagesë shtesë

Qeveria sqaron emërimin e Veliut: Nuk do të ketë staf të ri ose pagesë shtesë

Aktuale July 14, 2020 - 15:18

Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria e Kosovës ka emëruar koordinator nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Në një njoftim për media Qeveria ka sqaruar se ministrit Veliu nuk i është krijuar pozitë e re dhe as staf i ri ose pagesë shtesë.

“Ky emërim nuk nënkupton assesi se është krijuar një pozitë e re. Në detyrën e koordinatorit ai nuk do të ketë as staf të ri, as pagesë shtesë”, thuhet në njoftim. /Zëri