Kryesues i përkohshëm i Senatit të UP-së zgjidhet Bujar Dugolli

Kryesues i përkohshëm i Senatit të UP-së zgjidhet Bujar Dugolli

Aktuale July 14, 2020 - 14:21

Senati i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është konstituuar pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Ndërsa si kryesues i përkohshëm i Senatit të UP-së, derisa të zgjidhet rektori, u zgjodh Bujar Dugolli, me 21 vota për.

Senati ka miratuar propozimet e Këshillave të Fakulteteve për emërimin e 14 dekanëve të rinj për secilin fakultet.

Pjesë e Senatit janë personeli akademik, joakademik dhe 6 përfaqësues të studentëve, ndërsa u aprovuan 35 mandate dhe 9 të tjera kanë mbetur për mbledhjen e radhës.

Senatorët nënshkruan deklaratën etike për senatorë të UP-së, që thuhet se do të kryejnë detyrat e tyre me nder dhe përgjegjësi.

Pas zgjedhjes si kryesues i përkohshëm i Senatit të UP-së Bujar Dugolli ka thënë se është nder për të edhe pse është afat shumë i shkurtër, raporton EO-ja.

“Për mua është nder edhe pse është afat i shkurtër dhe ky vlerësim juaji është shumë me rëndësi

…ata të cilët votuan kundër kanë arsye, sepse në mesin tuaj ka edhe njerëz më të mirë”.