Austria pezullon fluturimet me Kosovën

Austria pezullon fluturimet me Kosovën

Aktuale July 14, 2020 - 13:57

Austria ka pezulluar të gjitha fluturimet për në Kosovë, si masë parandaluese kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar sot se Ministria e Shëndetësisë e Austrisë, me qëllim të frenimit të përhapjes së krizës shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi, nga data 16 korrik 2020 do t’i pezullojë të gjitha fluturimet në vendet e Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe fluturimet drejt dhe nga Prishtina, transmeton “Zeri.info”.

Sipas njoftimit, kjo rregullore vlen deri më 31 korrik 2020. /Zëri