Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Memli Krasniqi për Fitore Pacollin thotë se e përfaqëson LVV-në ashtu siç është, plot urrejtje e mllef

Memli Krasniqi për Fitore Pacollin thotë se e përfaqëson LVV-në ashtu siç është, plot urrejtje e mllef

Aktuale July 14, 2020 - 13:30

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, në Kuvendin e Kosovës, ku është duke u mbajtur seanca për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ka reaguar ndaj deputetes së LVV-së Fitore Pacollit, duke i thënë se e përfaqëson LVV-në ashtu siç është, me plot urrejtje e mllef, raporton “Zeri.info”.

“Realisht mirë që e keni lënë Fitore Pacollin me fol në fund, sepse kjo e përfaqëson tamam si është Vetëvendosja. Plot mllef, plot urrejtje dhe një fjalim krejt murbititet që nuk ka qëllim me dhënë ndonjë rekomandim, as më e gjet një rrugëdalje, por thjesht vetëm me tensionu situatën”, tha ajo.

Tutje Krasniqi potencoi se Pacolli po “gënjen” për PDK-në, sepse, siç thotë ai, PDK-ja ka mbajtur konferenca që prej marsit për pandeminë.

“Mbi të gjitha, ajo që është e keqe është se ajo po gënjen. PDK-ja në vazhdimësi, pa dallim kush është në qeveri, prej pandemisë - prej marsit ka mbajtur konferenca për shtyp”, deklaroi ai. /Zëri/