Spitali i Vushtrrisë shndërrohet në spital për COVID-19

Spitali i Vushtrrisë shndërrohet në spital për COVID-19

Aktuale July 14, 2020 - 13:22

Spitali i Vushtrrisë do të kthehet në spital për COVID-19 për pacientët nga Vushtrria dhe Mitrovica.

Kështu ka bërë të ditur sot u.d. i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i cili ka treguar për kapacitetet e shtuara brenda QKUK-së, por edhe në spitalet e qyteteve të tjera.

Krasniqi ka thënë se përveç Klinikës së Neurologjisë, ku do të trajtohen pacientët me COVID-19 me kapacitet deri 60 shtretër, Spitali i Vushtrrisë është kthyer gjithashtu në një spital ku do të trajtohen vetëm pacientë me COVID-19, raporton “Zeri.info”.

Ne qysh dje kemi marrë vendim që Klinika e Neurologjisë me kapacitet prej 60 shtretërish të presë pacientë me COVID-19.

“Spitalin e Vushtrrisë do ta shndërrojmë komplet në spital COVID-19, ky spital shumë shpejt do të presë pacientë nga Mitrovica, Vushtrria e rrethina dhe qytetarët e këtyre komunave që kanë nevojë për trajtime të tjera do të merren në Spitalin e Mitrovicës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se janë rreth 450 pacientë me COVID-19 që janë të shtrirë në klinikat në QKUK dhe në spitalet rajonale. /Zëri