Infektuar: 9274
Shëruar: 5190
Vdekur: 269
Ministri Zemaj nënshkruan udhëzimin administrativ për licencimin e laboratorëve privatë për testime

Ministri Zemaj nënshkruan udhëzimin administrativ për licencimin e laboratorëve privatë për testime

Aktuale July 14, 2020 - 13:11

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar udhëzimin administrativ për të licencuar laboratorët privatë për testimet me COVID-19.

Zemaj gjatë seancës plenare që po mbahet për situatën me pandeminë COVID-19 ka theksuar se do të rritet edhe numri i testimeve në nivel vendi.

“Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për COVID-19 të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve. Komuna e Prishtinës veç është në pritje, besoj që institucionet publike dhe private do të përgatiten për këtë punë”, tha Zemaj. /Zëri