Thaçi paraqitet në Hagë në ditën e dytë të intervistimit

Thaçi paraqitet në Hagë në ditën e dytë të intervistimit

Aktuale July 14, 2020 - 13:08

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në ndërtesën e Gjykatës Speciale në Hagë, ku do të intervistohet në ditën e dytë me radhë, raporton “Zeri.info”.

Thaçi ka mbërritur në Hagë në orën 13:00, ndërsa kjo do të jetë dita e dytë e intervistimit, pasi të hënën ai ishte intervistuar për më shumë se gjashtë orë. /Zëri