Tetë auditorë rezultojnë pozitivë me COVID-19

Tetë auditorë rezultojnë pozitivë me COVID-19

Aktuale July 14, 2020 - 13:01

Tetë punonjës të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas një komunikate të ZKA-së, është bërë e ditur se të infektuarit janë duke u trajtuar në shtëpi dhe se gjendja e tyre është e mirë.

“Pavarësisht masave të ndërmarra dhe kujdesit të shtuar, tetë punonjës të Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19, ndërsa 30 të tjerë gjenden në vetizolim. Të gjitha këto raste janë duke u trajtuar në shtëpi me kujdesin dhe udhëzimet e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Po ashtu grupet e rrezikuara, siç janë personat mbi 60 vjeç, shtatzënat dhe kronikët, po punojnë nga distanca”, thuhet në komunikatë, transmeton “Zeri.info”.

Në këtë njoftim thuhet se ekipet e auditimit për shkak të natyrës së punës kanë qenë të detyruar të kryejnë punën në terren, por sipas tyre në vazhdimësi janë monitoruar për gjendjen shëndetësore.

“Të gjitha ekipet e auditivit, që për shkak të natyrës së punës audituese kanë qenë të detyruara të kryejnë edhe punë në terren, në vazhdimësi janë monitoruar për gjendjen shëndetësore dhe kanë raportuar në baza ditore kontaktet e mundshme me raste të testuara pozitive me COVID-19”, thuhet në komunikatë. /Zëri