60 për qind e pacientëve në Infektivë me oksigjenoterapi

60 për qind e pacientëve në Infektivë me oksigjenoterapi

Aktuale July 14, 2020 - 12:57

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 96 pacientë me COVID-19.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazi-Berisha, ka thënë se 60 për qind e të hospitalizuarve janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe pesë të tjerë në gjendje të rëndë, raporton “Zeri.info”.

“Ne sot në Klinikën Infektive kemi 96 pacientë të hospitalizuar me COVID-19, prej të cilëve 60 për qind e tyre janë me oksigjenoterapi, në Mjekim Intensiv janë pesë pacientë në gjendje kritike”, ka thënë Ajazi-Berisha.

Drejtoresha Berisha ka shprehur shqetësim se në Infektivë ditëve të fundit po vijnë pacientë, të cilët po pranohen në gjendje shumë të rëndë si pasojë e COVID-19. /Zëri