Vdes 64-vjeçari i infektuar me COVID-19 nga Gjilani

Vdes 64-vjeçari i infektuar me COVID-19 nga Gjilani

Aktuale July 14, 2020 - 12:31

Është shënuar edhe një viktimë nga COVID-19 në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen e A.L. (64-vjeçar) nga Cernica, i cili sot ka ndërruar jetë pasi ishte konfirmuar pozitiv nga COVID-19.

“Me keqardhje e mora lajmin për ndarjen nga jeta të A.L. Ngushëllime familjes dhe do t’u qëndrojmë pranë për ta përballuar. Apeloj qytetarët që t’u përmbahen rregullave në mënyrë strikte për ta parandaluar infeksionin me këtë virus. Ju lutem, mbrojeni veten, familjen, lagjen dhe qytetin tuaj”, ka thënë Haziri.

Ndryshe, brenda katër muajve të përballjes më pandeminë COVID-19 Gjilani ka shënuar 289 raste pozitive, 155 janë shëruar, 128 janë aktive, derisa pesë pacientë kanë ndërruar jetë. /Zëri