Zemaj: Prej sot do të rritet numri i testimeve

Zemaj: Prej sot do të rritet numri i testimeve

Aktuale July 14, 2020 - 12:05

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon diskutimi rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se prej sot do të rritet numri i testimeve, raporton “Zeri.info”.

“Mos krijoni shfaqje teatrale, të cilat janë të thirrura në të pavërteta. Vjosa Osmani i ka dërguar dy lista për testime dhe të gjithë janë testuar. Po ashtu edhe njerëzit e kontaktit janë testuar. Nuk jemi më të privilegjuar se askush”.

Ai ka thënë se të gjitha testimet po bëhen me protokoll, ku janë të shënuara edhe arsyet e testimit.

“Nuk është në interes politik, as publik në dezinformata. Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative dhe pritet rritja e numrit të testimeve që nga sot”, ka thënë Zemaj në Kuvend. /Zëri