Rruga “Ilaz Kodra” të mërkurën mbyllet për qarkullim

Rruga “Ilaz Kodra” të mërkurën mbyllet për qarkullim

Aktuale July 13, 2020 - 19:46

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini” (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të mërkurën, 15 Korrik prej orës 07:00 – 17:00, njofton Zeri.info.

Përmes një komunikate, komuna ka njoftuar se gjatë kësaj kohe do të bëhet asfaltimi i kësaj rruge. “Rruga ‘Ilaz Kodra’ deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini” (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të mërkurën, 15 Korrik prej orës 07:00 – 17:00. Në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e kësaj rruge”, thuhet në komunikatë. /Zëri