Zyra e auditimit: U paguan pa qenë prezent në punë

Zyra e auditimit: U paguan pa qenë prezent në punë

Aktuale July 13, 2020 - 19:44

Me një vendim të Qeverisë në vitin 2019 ku aprovohen konkluzionet e dakorduara për zbatimin e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ishin caktuar të punojnë 18 pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”, të cilët ishin pajisur me akt emërime.

Në gjetjet nga Zyra Kombëtare e Auditimit(ZKA) për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik në vitin 2019, thuhet se për këta 18 zyrtarë, ministria nuk ka dëshmi për ta konfirmuar prezencën e tyre në vendin e punës, apo raporte për punën e kryer gjatë vitit 2019, përderisa ministria kishte bërë pagesën e rregullt të pagave të tyre.

“Vlera financiare për shpenzimet e pagave për vitin 2019 për këta zyrtar ishte 92,708 euro. Kjo gjendje ishte e njëjtë edhe në vitin e kaluar dhe e njëjta ishte raportuar në raportin tonë të auditimit për vitin 2018. Ministria e Zhvillimit Ekonomik arsyetohet se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së hapësirave të punës me ç’rast zyrtarët kanë mbetur të paangazhuar dhe pa vijuar punën”, thuhet në raportin e ZKA-së. /Zëri