Pas 6 orësh Presidenti del nga Specialja, prokurorët e intervistojnë edhe nesër
Foto:Reuters

Pas 6 orësh Presidenti del nga Specialja, prokurorët e intervistojnë edhe nesër

Aktuale July 13, 2020 - 19:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u intervistua sot nga Gjykata Speciale në Hagë për gjashtë orë. Pas kësaj interviste, presidenti deklaroi për media se u bisedua për çështje teknike dhe ato fillestare për UÇK-në, raporton Zeri.info

““Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit, zotëri Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese teknike e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që do të vazhdojë edhe nesër”, deklaroi shkurt Thaçi për media, raporton Zeri.info.