Vazhdojnë përplasjet ndërmjet Zemajt dhe LVV- së në Kuvend

Vazhdojnë përplasjet ndërmjet Zemajt dhe LVV- së në Kuvend

Aktuale July 13, 2020 - 18:59

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë replikës me deputetë të LVV-së ka akuzuar ish-ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia se gjatë mandatit të tij ka pranuar teste nga Serbia.

Zemaj, ka bërë një krahasim mes tij dhe ministrit Vitia.

“Nuk jam si ministri tjetër. Nuk flas me ministrin serb e mos të ju tregoj juve dhe Kuvendit”, ka thënë Zemaj, raporton Zeri.info.

Zemaj tha se Qeveria e tanishme do të blejë shtatë laboratore.

Zemaj ka mohuar se mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“Izolimi iu është dukur tmerr qytetarëve, prandaj edhe nuk e kemi përdorur dhe nuk do ta përdorim”, ka thënë Zemaj. /Zëri