PDK-ja propozon të bëhet publik emri i të infektuarve

PDK-ja propozon të bëhet publik emri i të infektuarve

Aktuale July 13, 2020 - 17:57

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka propozuar disa rekomandime që të votohen në Kuvend.

Ai ka kërkuar rritjen e pagave të stafit mjekësor dhe zyrtarëve shtetëror, decentralizimin e testimeve dhe publikimin e emrave të të infektuarve, raporton Zeri.info.

“Të sillet në Kuvend ligji Anti-Covid, duke falënderuar të gjithë stafin mjekësor për punën e tyre, PDK-ja kërkon urgjentisht nga Qeveria që të rriten pagat e stafit mjekësor duke shtuar edhe rritjen sipas kërkesave të infermierëve dhe mamitë. Këtu duke përshirë edhe të gjithë zyrtarët shtetërorë të cilët po përballen me pandeminë. MSH-ja të punësoj edhe 1500. Decentralizim të testimeve dhe të trajtimeve të COVID-19 dhe angazhim të spitaleve private me anë të situatës. Të licencohet sektori privat duke i kërkuar të raportojnë numrin e testeve. Të bëhen publik emri i të testuarve dhe atyre që kanë dal pozitiv”, propozoi deputeti i PDK-së, raporton Zeri.info.

Haxhiu ka akuzuar LVV-në si dhe LDK-së për keqmenaxhim të pandemisë.

“Po e filloj diskutimin, politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhmen në kohë pandemie. Politikanët e pa përgjegjshëm ata që ishin në pozitë dhe këta që janë tash kanë për qellim zgjedhjet dhe jo pandeminë”, u shpreh Haxhiu. /Zëri