Prishtina me numër të të infektuarve sa gjysma e Kosovës

Prishtina me numër të të infektuarve sa gjysma e Kosovës

Aktuale July 12, 2020 - 23:53

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për rastet e reja me Covid-19 në Kosovë.

Sipas IKSHPK-së janë shënuar 216 raste pozitive.

Nga këto 115 raste janë në komunën e Prishtinës.

Rastet sipas komunave:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.