Pacolli: Askush nuk mund ta dëmtojë UÇK-në

Pacolli: Askush nuk mund ta dëmtojë UÇK-në

Aktuale July 12, 2020 - 23:16

Në kohën kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjendet në Hagë, për tu intervistuar, në vend vazhdojnë reagimet direkte apo indirekte për aktakuzën e Gjykatës Speciale.

Në lidhje me këtë, i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në “Facebook”, ka mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Asgjë dhe askush nuk mund ta dëmtojë këtë simbol. Më e bukura në botë! Vëllau i im dhe mijëra vëllezër dhe motra luftuan për liri dhe pavarësi”, shkruan Pacolli në postimin e tij.

Ai shprehet krenar për UÇK-në./Zëri

Image