Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Zhvilloi dasmë në kundërshtim me aktin normativ

Zhvilloi dasmë në kundërshtim me aktin normativ

Aktuale July 12, 2020 - 21:26

Tradita e zhvillimit të dasmave edhe në kushtet e pandemisë i ka kushtuar pronarit të një lokali në Sukth të Durrësit.

39-vjeçari kishte organizuar një dasmë në lokalin e tij duke thyer protokollin e sigurisë që  i ndalon organizimet masive dhe grumbullimet.

Policia nisi procedim penal ndaj tij, ndërsa Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vendosi një gjobë prej 1.000.000 lekësh për lokalin ku mbahej dasma.

Po ashtu shërbimet e Policisë sekuestruan edhe pajisjet që u përdorën për të bërë muzikë në mjediset e këtij lokali.

Tv Klan