Tomë Gashi: Thaçi duhet të dorëhiqej nga posti i presidentit para se të shkonte në Hagë

Tomë Gashi: Thaçi duhet të dorëhiqej nga posti i presidentit para se të shkonte në Hagë

Aktuale July 12, 2020 - 21:13

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, orë më parë ka mbërritur në Hagë, ku do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Avokati Tomë Gashi ka komentuar shkuarjen e presidentit në Hagë. Sipas Gashit, Thaçi do duhej të jepte dorëheqje nga posti i presidentit para se të shkonte atje.

“Në mbrojtje të Republikës është dashur të jep dorëheqje nga posti i Presidentit para se të shkoi në Hagë. Është hera e parë dhe e fundit që Gjykata Speciale e interviston si të dyshuar presidentin e Republikës së Kosovës”, shkruan Gashi në një postim në “Facebook”.

Sipas tij, mbrojtja më e mirë është lufta e drejt e UÇK-së. “Në të mirë të Republikës urojmë që nesër të kthehet ashtu siç shkoi si President”, ka thënë Gashi. /Zëri