Qeveria Hoti nuk merr parasysh kërkesën e BIK-së, pezullon ritet fetare
Foto:Laura Hasani

Qeveria Hoti nuk merr parasysh kërkesën e BIK-së, pezullon ritet fetare

Aktuale July 12, 2020 - 17:04

Kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka njoftuar për masat e reja, më rigoroze, të cilat do të duhet të respektohen tash e tutje nga qytetarët.

Veç mbajtjes së maskave, respektimit të distancës dhe higjienës, po ashtu nuk do të lejohen tubimet dhe ritet fetare.

Orë më parë, kryemyftiu Naim Tërnava ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të mos marrin “vendim të ngutshëm” për mbylljen e institucioneve fetare, në këtë rast të xhamive.

Mirëpo, me vendimin e ri të Qeverisë, do të pezullohen të gjitha tubimet, të çfarëdo lloji, deri në një afat të pacaktuar./Zëri