Qeveria vendos, të gjithë ata që nuk mbajnë maska dhe distancë do të gjobiten

Qeveria vendos, të gjithë ata që nuk mbajnë maska dhe distancë do të gjobiten

Aktuale July 12, 2020 - 16:37

Kryeministri Avdullah Hoti në konferencën për media deklaroi masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, raporton Zeri.info.

Kryeministri në fillim të fjalimit ka njoftuar se qeveria po bënë të pamundurën që të krijojë kapacitet shtesë për të infektuarit me koronavirus.

“Siç keni parë nga shifrat gjendja po rendohet jeni gati në limitet e kapaciteteve shëndetësore, jemi duke bërë të pamundurën që të krijojmë kapacitete shtesë”, deklaroi ai.

Hoti tha se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maska dhe distancën do të gjobiten.

“Masat shtesë që do të propozohen sot do të jenë më shumë rigorozitet, maska, distanca, higjiena sepse me vetëm këto masa ne shpëtojmë jetë, për këtë do të gjobiten të gjithë ata që nuk respektojnë këto masa”, tha kryeministri Hoti.

Të gjitha institucionet dhe objektet të mbajnë dezinfektues, grumbullimet dhe institucionet fetare do të mbyllen përkohësisht.

Ai ka deklaruar se të gjitha institucionet dhe objektet detyrohen që të mbajnë dezinfektues, ndërsa grumbullimet dhe institucionet fetare do të mbyllen përkohësisht. /Zëri