Nuk shpallet gjendje e jashtëzakonshme, Qeveria sot voton masa të reja

Nuk shpallet gjendje e jashtëzakonshme, Qeveria sot voton masa të reja

Aktuale July 12, 2020 - 16:34

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti, nuk e ka propozuar gjendjen e jashtëzakonshme pavarësisht situatës së krijuar ditëve të fundit me COVID-19.

Vendimi për të mos shpallur gjendje të jashtëzakonshme është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se janë diskutuar dy skenarë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku njeri ishte për të marrë masa më rigoroze dhe i dyti për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Hoti ka bërë të ditur se është vendosur që të shkohet me skenarin parë, ku Qeveria e Kosovës sot do të votojë masat e reja shtesë kundër pandemisë COVID-19, transmeton Zeri.info

“Sapo e kryem mbledhje në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme që të shkojmë me skenarin e parë me masa shtesë dhe rigorozitet të plotë me implementimin e situatës dhe të shkojmë për papara duke mos përjashtuar ndjekjen e procedurave për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Sot qeveria voton një listë të masave shtesë të propozuara nga IKSHPK,”ka thënë Hoti në një konferencë për media./Zëri/