SHSKUK: 29 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

SHSKUK: 29 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë

Aktuale July 12, 2020 - 15:03

Janë 301 pacientë me COVID-19 që po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme të vendit.

Sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë, kurse në shtatë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 111 pacientë, transmeton Zeri.info.

Prej tyre, 123 pacientë janë me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.

”Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, thuhet në raportin e QKUK-së./Zëri