Shërohen 10 qytetarë me COVID-19 në Podujevë, 36 raste aktive

Shërohen 10 qytetarë me COVID-19 në Podujevë, 36 raste aktive

Aktuale July 12, 2020 - 12:31

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka njoftuar se 10 qytetarë me COVID-19 nga kjo komunë tashmë janë shëruar.

“Bazuar në gjendjen e tyre shëndetësore, rregullat epidemiologjike dhe rezultatet negative në testet për COVID-19, sot 10 qytetarë të komunës së Podujevës janë shpallur plotësisht të shëruar”, thuhet në njoftim.

Me këta të shëruar, numri i rasteve aktiv me koronavirus në Podujevë bie në 36 veta nga 46 sa ishin regjistruar të prekur një ditë më parë në këtë komunë. /Zëri