Shefi i EULEX-it mirëpret vazhdimin e misionit në Kosovë

Shefi i EULEX-it mirëpret vazhdimin e misionit në Kosovë

Aktuale July 12, 2020 - 12:24

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka mirëpritur shkëmbimin e letrave në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell për vazhdimin e misionit të EULEX-it në Kosovë.

Wigemark ka thënë se EULEX-i mbetet i përkushtuar për drejtësi, siç është shprehur ai në këtë kohë kritike.

“Mirëpres shkëmbimin e letrave në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell përmes së cilave është arritur pajtueshmëria për shtyrjen e mandati edhe për një vit të Misionit të EULEX në Kosovë gjatë Covid-19. Mbetemi plotësisht të përkushtuar në partneritetin tonë për drejtësi me të gjitha palët në Kosovë në këtë kohë kritike”, ka shkruar Wigemark në Twitter./Zëri