Shënohen edhe 4 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Shënohen edhe 4 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Aktuale July 12, 2020 - 11:12

Situata me COVID-19 në Shqipëri vazhdon të mbetet serioze ka vlerësuar Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4 viktima si pasojë e COVID-19 në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 420 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 83 raste pozitive me COVID-19, transmeton Zeri.info.

Në Spitalin Infektiv në Tiranë, aktualisht janë 72 pacientë ku 8 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore./Zëri