Në Spitalin e Gjakovës sot po trajtohen 18 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Gjakovës sot po trajtohen 18 pacientë me COVID-19

Aktuale July 12, 2020 - 11:05

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, sot janë duke u trajtuar 18 pacientë me COVID-19.

Përmes një njoftimi nga kjo qendër spitalore, është bërë e ditur se nga 18 pacientë, 9 prej tyre po trajtohen me oksigjenoterapi, transmeton Zeri.info.

“Sipas raportit 24 orësh nga ekipi kujdestar janë të hospitalizuar 42 pacientë: Janë 18 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, nga këta 9 pacientë janë me oksigjen kohë pas kohe”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se 24 pacientë të tjerë, janë në pritje të rezultatit pas testimit./Zëri