Dialogu Serbi-Kosovë ka filluar, Hoti njofton qytetarët për bisedimet në ora 16:00

Dialogu Serbi-Kosovë ka filluar, Hoti njofton qytetarët për bisedimet në ora 16:00

Aktuale July 12, 2020 - 10:58

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të mbajë konferencë për media.

Sipas njoftimit të Qeverisë, konferenca e Hotit do të mbahet në orën 16:00, transmeton Zeri.info.

Ndonëse nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës, Hoti në këtë konferencë pritet të flas për dialogun me Serbinë.

Takimi ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të përfundoi në orën 15:00, transmeton Zeri.info.

Takimi po mbahet përmes një videolidhje ndërmjet presidentit serb, Aleksadër Vuçiq nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Po ashtu në këtë konferencë, Hoti pritet të flas edhe për masat e reja kundër pandemisë COVID-19, ndërsa nuk është përjashtuar edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në një takim me kryetarët e komunave të shtunën, Qeveria ka marrë mbështetje për të marr masa të reja strikte pas rasteve të shtuara me COVID-19./Zëri