Batusha: Jo gjendje të jashtëzakonshme, po ligj për pandeminë COVID-19

Batusha: Jo gjendje të jashtëzakonshme, po ligj për pandeminë COVID-19

Aktuale July 12, 2020 - 10:13

Deputeti i Vetëvedosjes, Agon Batusha përmes llogarisë në Facebook, është shprehu kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Ai përkrah miratim të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

“Uzurpuan karriget e pushtetit duke premtuar pako miliardëshe për rimëkëmbjen ekonomike, përfunduan me vendime qesharake, por shumë të dëmshme për sektorin e gastronomisë. Gjendja e jashtëzakonshme nuk i shpëton qeverinë nga përgjegjësia që ka ndaj qytetarëve”, ka shkruar ai, përcjell Zëri.