Komuna e Zveçanit për vitin 2019 nuk mblodhi asnjë cent tatim në pronë

Komuna e Zveçanit për vitin 2019 nuk mblodhi asnjë cent tatim në pronë

Aktuale July 12, 2020 - 08:24

Zyra Kombëtare e Auditmit (ZKA) ka pasqyruar të dhëna për menaxhimin financiar në komunën e Zveçanit për vitin 2019. Sipas këtij raporti për vitin 2019 në këtë komunë, të hyrat e planifikuara tatimore ishin 13,000 euro, ndërsa arkëtimi ishte zero. Nuk është zbatuar ligji për mbledhjen e të hyrave, tatimit në pronë, leje të ndërtimit dhe dhënies në shfrytëzim të pronës publike.

Përkundër se vitin e kaluar ZKA i kishte rekomanduar ta bëjë këtë gjë, komuna e Zveçanit ende nuk mbledh të hyrat nga tatimi në pronë, lejet e ndërtimit, dhe pronat e dhëna në shfrytëzim si dhe nuk ka nxjerr rregullore të brendshme për taksat, tarifat dhe ngarkesat e qytetarëve për shërbimet e përfituara publike, shkruan Zëri.

Kjo ka ndodhur për shkak se Komuna e Zveçanit ende nuk ka vendosur politika të

zbatimit të ligjeve dhe nuk ka ndërmarrë veprime konkrete për arkëtimin e

të hyrave nga këto veprimtari që kanë ndikim të rëndësishëm në nivelin e

buxhetit të komunës.