Në Ferizaj gjendet tubi i ujësjellësit që daton nga shekulli IV-V

Në Ferizaj gjendet tubi i ujësjellësit që daton nga shekulli IV-V

Aktuale July 11, 2020 - 14:32

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes llogarisë së tij në Facebook ka bërë të ditur se në një pjesë të kësaj komune është gjetur një tub i ujësjellësit, që sipas tij daton prej shekullit IV-V, të erës sonë.

“Tubi që rrjedh historinë e civilizimin nga periudha romake, në tokën e Komogllavës në lokalitetin ‘Kroni’ u gjet befasisht. Tubi i ujësjellësit i punuar nga qeramika që i takon periudhës romake të shekujve IV-V të erës sonë, dëshmon mbi të gjitha civilizimin në këto anë, pjesët e së cilës mund të vizitohen në Muzeun e Ferizajt”, shkruan Aliu. /Zëri