Thaçi për masakrën e Srebrenicës: Kurrë nuk do t’i harrojmë viktimat dhe as autorët e krimit

Thaçi për masakrën e Srebrenicës: Kurrë nuk do t’i harrojmë viktimat dhe as autorët e krimit

Aktuale July 11, 2020 - 14:25

Kreu i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, transmeton Zeri.info

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se 25 vjet më parë forcat ushtarake serbe kryen gjenocid në Srebrenicë duke vrarë tetë mijë civil të pafajshëm.

“25 vjet më parë, forcat ushtarake serbe kryen gjenocid në Srebrenicë. Tetë mijë civilë të pafajshëm u vranë brutalisht nga forcat serbe, në dëshirën e tyre çnjerëzore për të asgjësuar boshnjakët dhe Bosnjën”, ka shkruar ai në Twitter duke potencuar se kurrë nuk do të harrohen viktimat dhe as autorët e krimit. / Zëri