Fillojnë reagimet, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme rrezikon të nxit protesta

Fillojnë reagimet, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme rrezikon të nxit protesta

Aktuale July 11, 2020 - 13:55

Paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19, ka ngjallur reagime.

Anton Nrecaj, këshilltar i lartë ligjor në Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD), në një prononcim për “Zërin”, thotë se kjo mund të rezultojë me protesta dhe revoltë popullore, njëjtë sikurse në Serbi.

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të sillte situatën e njëjtë sikurse në Serbi me protesta dhe revolta popullore. Kjo qeveri po ta shikonte vërtetë interesin, ekonominë dhe shëndetin e qytetarëve do ta procedonte në kunvend Ligjin kundër Covid-19”, deklaron ai.

Ndërsa, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas tij është tregues se vendi është duke shkuar drejt një katastrofe shëndetësore e ekonomike.

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është dëshmi se kjo qeveri çdo ditë e më shumë është duke drejtuar këtë vend drejt një katastrofe shëndetësore dhe ekonomike”, përfundon ai.

Në takim me kryetarët e komunave të Kosovës, kryeministri Hoti ka thënë se pas situatës së fundit me rritje të rasteve të reja nuk përjashtohet as shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. /Zëri