Zemaj apel qytetarëve: Mos na detyroni të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

Zemaj apel qytetarëve: Mos na detyroni të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

Aktuale July 11, 2020 - 13:50

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se qytetarët e Kosovës po kontribuojnë në shpërndarjen e infektimit duke mos respektuar rregullat, përcjell “Zeri.info”.

Ai kërkon nga qytetarët që të jenë përgjegjës për përhapjen e virusit, dhe mos të detyrojnë institucionet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

“Secili sytë te Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria. Ju po harroni se s’po vendosni maskën. S’po respektoni rregullat antivirus. S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa që të disiplinoheni. Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, ti je përgjegjës të mos e con virusin në shtëpi. Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ministri Zemaj thotë se virusi rendon gjendjen e popullatës duke rrezikuar në çdo aspekt thuajse ekonominë, shëndetin dhe jetesën në përgjithësi, ndaj kërkon respektim të masave nga secili qytetarë.

“Meë dhemb shpirti ta shoh Kosoveën e mbyllur. Virusi rëndon gjendjen e popullatës (rrezikon shëndetin, shqetëson secilin, crregullon ekonominë dhe cmimet e ushqimeve, humbje të vendeve të punës, rrit varfërinë). Rrit krimin (shton vjedhjen, dëmton rendin publik). Hileqarët e shfrytëzojnë për grumbullime njerëzish në rrugë ku shtohen infeksionet. Rrit kërkesën për ndihma sociale, vë në pikëpyetje hapjen e kufijve, hapjen e shkollave që funksionojnë edhe gjatë kësaj kohe. Mund të rris pakënaqësinë e secilit”, ka thënë ai duke apeluar që të mos imponohet vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Zemaj ka thënë se nuk jemi qeveri represive, por shtet demokratik.

“Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur. Vendos maskën! Mbaje higjienën! Respekto rregullat! Mos u Shliro edhe ti je përgjegjës”, përfundon apelin e tij Zemaj. /Zëri