Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Vdes babai i gazetarit Berat Buzhala, ishte pozitiv me COVID-19

Vdes babai i gazetarit Berat Buzhala, ishte pozitiv me COVID-19

Aktuale July 11, 2020 - 13:43

Gazetari Berat Buzhala, përmes një postimi në facebook ka lajmëruar se babai i tij Bashor Gege Buzhala, ka vdekur. Ai kishte dalë pozitiv me COVID-19, dhe kishte disa ditë që po trajtohej në spital.

Statuti i plotë i Buzhalës:

“Miq dhe mikesha, Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID'in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen .

Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa.Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm”, ka shkruar ai./Zëri