Infektuar: 10988
Shëruar: 6616
Vdekur: 373
Bashkimi Evropian dënon sjelljen e deputetit Ukaj ndaj kryeparlamentares Osmani

Bashkimi Evropian dënon sjelljen e deputetit Ukaj ndaj kryeparlamentares Osmani

Aktuale July 11, 2020 - 13:18

Bashkimi Europian në Kosovë ka dënuar sjelljen e deputetit të Kuvendit, Xhavit Ukaj ndaj kryeparlamentarës, Vjosa Osmani, transmeton Zeri.info

BE-ja thotë se dhuna nuk ka vend në shoqëritë demokratike e aq më pak kundër një gruaje, ndaj kryetares së Kuvendit.

“Kuvendit të Kosovës i duhet një punë konstruktive që të përballet me sfida serioze përpara. Të gjithë duhet të angazhohen për një konsensus politik dhe të përmbahen nga dhuna, e cila nuk ka vend në shoqëritë demokratike, e lëre më në Kuvend, veçanërisht kundër një gruaje – Kryetares së Kuvendit”, thuhet në reagim.

Bëjmë të ditur se Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, mbrëmë pas këtij rasti ka njoftuar së ka paraqitur rastin në polici.