Reagon Eliza Hoxha, nuk kam thyer masat e vetizolimit

Reagon Eliza Hoxha, nuk kam thyer masat e vetizolimit

Aktuale July 11, 2020 - 13:05

Ditë më parë, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Zeri.info

Sot gjatë ditës, mediat kanë raportuar se Hoxha ka thyer rregullat e IKSHP-së për masën e vetizolimit, ndërkaq për këtë ka reaguar ajo vet.

Hoxha ka thënë se ishte duke pritur para banesës vëllain e saj që të dërgoj në rëntgen të mushkërive duke bërë të ditur se nuk është në gjendje të mirë.

“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllain tim për të më dërguar për rëntgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme”, ka shkruar ajo në Facebook, duke theksuar se “për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”. /Zëri