Presidenti Meta: Masakra e Srebrenicës nuk duhej të lejohej të ndodhte

Presidenti Meta: Masakra e Srebrenicës nuk duhej të lejohej të ndodhte

Aktuale July 11, 2020 - 10:36

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës ka thënë se Masakra e Srebrenicvës ishte gjenocid i një shkalle të paprecedent në zemër të Evropës, transmeton Zeri.info

Përmes një postimi në facebook, Meta ka deklaruar se një gjë e tillë nuk duhet të ishte lejuar të ndodhte.

Derisa kujton viktimat e pafajshme, Meta thotë se nuk duhet lejuar brezat e ardhshëm të harrojnë një mizori që ka ndodhur në rajonin tonë.

“11 korriku 1995 shënon një moment historik të rëndësishëm dhe të paharruar për të gjithë ne. Ndërsa sot kujtojmë viktimat e pafajshme dhe të gjithë ata që pësuan tmerre të paimagjinueshme në gjenocidin e Srebrenicës, duhet të reflektojmë dhe t'i shqyrtojmë me shumë kujdes veprimet tona, për t'u dërguar një mesazh të qartë brezave të ardhshëm, për të mos i harruar dhe për të mos i lejuar kurrë më të tilla mizori të ndodhin në rajonin tonë”, ka shkruar ai. /Zëri

Postimi i plotë i Metës: