Osmani hap rast në polici ndaj deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj

Osmani hap rast në polici ndaj deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj

Aktuale July 11, 2020 - 00:12

Udhëheqësja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka shkruar se pas incidentit me deputetin e LDK-së, Xhavit Ukaj, ndaj këtij të fundit ka hapur rast në polici dhe pret reagim nga organet e rendit.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast”, ka shkruarr ajo ndërkaq ka paralajmëruar që seanca e anuluar sonte do të mbahet të hënën në ora 14:00. Kjo sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit.

Osmani thotë se nuk do të lejojë që “asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”./Zëri