Pas incidentit në Kuvend, reagon Avdyli: Ah ku je katandisë LDK-ja ime
Foto:Laura Hasani

Pas incidentit në Kuvend, reagon Avdyli: Ah ku je katandisë LDK-ja ime

Aktuale July 10, 2020 - 23:41

Pas incidentit ndërmjet kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj, bashkëpartiaku i tyre Haxhi Avdyli, i ka dalë në mbrojtje Osmanit.

Avdyli thotë se kur argumenti i shprehjes mungon e dija për debat është e mangët, atëherë "qyqarllëku muskulor tregohet me gra".

“Dhe atë jo vetëm ndaj një gruaje, por kryetare e Kuvendit. Ah ku je katandisë LDK-ja ime. Përjashtimi i këtij kolegu që njihet për këso sjellje me persona të dobët është pak, ose po bëjmë Kuvendin Teksasin e shekullit 19”, ka shkruar ai. /Zëri