“Aja Sofia” shndërrohet në Xhami

“Aja Sofia” shndërrohet në Xhami

Aktuale July 10, 2020 - 19:25

Me vendim të Presidencës së Turqisë, objekti i “Aja Sofisë”, që deri më tani shërbente si muze i ka kaluar në kompetencë Entit të Çështjeve Fetare dhe do të hapet për adhurim për besimtarët. Mediumi turk “TRT shqip”, raporton se ky vendim u lexua në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), ndërsa deputetët e duartrokitën në këmbë këtë vendim.

E ndërtuar në periudhën e viteve 532-537, me urdhër të perandorit bizantin, Justinian I, sipas agjencisë turke “Anadolu Agency”, Aja Sofia ka qenë kisha më e madhe e botës krishtere për gati një mijëvjeçar, transmeton Zëri.

Katedralja ortodokse greke ishte shndërruar për një periudhë të shkurtër kohore, 1204-1261, në kishë katolike, në kohën e Perandorisë Latine.

Më vonë, më 1453, pas pushtimit të Konstandinopojës nga otomanët e udhëhequr nga Sulltan Mehmeti II, ky objekt ishte kthyer në xhami, duke shtuar katër minare në të./Zëri