Osmani: Rajoni nuk mund të ecë përpara nëse nuk ka drejtësi për viktimat

Osmani: Rajoni nuk mund të ecë përpara nëse nuk ka drejtësi për viktimat

Aktuale July 10, 2020 - 18:26

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pritur në takim sot, delegacionin e komuniteti boshnjak në 25-vjetorin e masakrës së Srebrenicës të kryer nga regjimi serb.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka thënë se të dy popujt bashkëndjejnë shkaku i një pjese të përbashkët të historisë.

“Kërkesa për drejtësi për Srebrenicën është obligim i joni, si shtet fqinj me Bosnje e Hercegovinën. Gjenocidi në Srebrenicë nuk është dhimbje vetëm për boshnjakët, por edhe për të gjithë njerëzit që mendojnë racionalisht”, është shprehur Osmani.

Sipas saj, i gjithë rajoni nuk mund të ecë përpara nëse nuk ka drejtësi për viktimat.

Ndërkaq përfaqësuesi i komunitetit boshnjak, Rasim Demiri ka vlerësuar mbështetjen e Osmanit ndaj këtij komuniteti.

Të dy palët u dakorduan që përkundër situatës jo të favorshme politike, miqësia ndërmjet të dy shteteve duhet të kultivohet. /Zëri