Kosova nderon viktimat e Srebrenicës, nesër në ora 13:00 mbahet një minutë heshtje

Kosova nderon viktimat e Srebrenicës, nesër në ora 13:00 mbahet një minutë heshtje

Aktuale July 10, 2020 - 17:06

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në nderim të viktimave të Srebrenicës ka marrë vendim që nesër në ora 13:00, të mbahet një minutë heshtje në gjithë Kosovën.

Kryeministri Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës, bashkë me kryetarin e koalicionit VAKAT, Rasim Demiri. Ky takim u mbajt në prag të 25-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë 8.372 civilë boshnjakë.

Hoti tha se tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë.

Kryeministri i vendit ka kërkuar që për nder të viktimave të masakrës së Srebrenicës, nesër nga ora 13:00, në të gjithë Kosovën të mbahet një minutë heshtje, njofton zyra për shtyp e kryeministrit.

Duke folur për pandeminë COVID 19, Hoti shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ta ndihmojë komunitetin boshnjak të Kosovës, por edhe të Sanxhakut për ta përballuar këtë sfidë të rëndë. /Zëri