12 të vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

12 të vdekur nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Prishtinë

Aktuale July 10, 2020 - 16:50

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, që nga fillimi i përballjes me pandeminë deri më tani kanë vdekur 12 qytetarë nga koronavirusi.

Prishtina kryeson po ashtu me numrin më të madh të të infektuarve me këtë sëmundje që në shumë raste po del të jetë vdekjeprurëse.

Statistikat për rastet e COVID-19, sipas burimeve të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, rezultojnë se në kryeqytet deri më tani janë infektuar gjithsej 1220 persona.

Këto statistika janë bërë publike në rrjetin social Facebook nga zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti, i cili ka njoftuar se në kryeqytet deri më tani janë infektuar 1220 persona, ndërsa aktive janë gjithsej 879 raste, përcjell “Zeri.info”.

Bazuar në këtë statistikë, në Prishtinë qysh nga fillimi i përballjes me pandeminë deri më tani kanë vdekur 12 persona nga koronavirusi, të cilët vuanin dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Të shëruar në kryeqytet deri më tani janë 329 persona. /Zëri